Te dashur miq, burime shume te sigurta me njoftojne raste konkrete qe faktojne se:
-Ne drejtorine e policise se Tiranes ligjin dhe vendimet i merr vet Emiliano Shullazi ndofta edhe me shume se sa Sajmir Shullazi.
-Perveç kesaj, Shullazi ka te emeruar njerezit e tij ne poste kyçe ne kete drejtori. Per hollesi me te medha lexoni letren qe me dergon nje burim i brendshem i kesaj drejtorie, i cili nuk pajtohet dot me drejtimin e saj nga krimineli Emiliano Shullazi!
Duke e falenderuar me shume mirenjohje punonjesin e ndershem te policise se shtetit, ju ftoj te lexoni letren e tij.
“Pershendetje zoti Berisha,me kete leter ju uroje shendet dhe desheroj te ju informoje se para 5-6 diteve punonjes te patrullave te pergjitheshme(shqiponjat), kane ndaluar nje mjet Mercedes me targe 777, pasi personi qe ishte ne mjet ka kundershtuar kontrollin duke u justifikuar se ishte nipi I Emiljano Shullazit. Per kete arsye mjeti bashke me gjithe personin eshte shoqeruar ne Drejtorine e Pocise Qarkut Tirane. Pas gati 30 min ne drejtori ka ardhur vete Shullazi I cili pasi ka komunikuar me drejtuesit e drejtorise ka marre mjetin dhe personin e ndaluar dhe ka dale jashte. Gjithashtu jane marre masa qe filmimet nga kamerat e sigurise si jashte dhe brenda ambjenteve te Drejtorise te fshihen ose manipulohen pasi per te fshehur kete rast. Ky mjet ditet ne vazhdim dhe sot vazhdon te qarkulloje neper Tirane por tashme e disponin vete zv/drejtori per rendin Besmir Çebini. Sipas te njejtit burim rezulton se per kete mjet ka porosi te veçante nga shefi qarkullimit Tirane Ervin Dervishi qe ne menyre kategorike mjeti te mos ndalohet nga efektivat ne varetsi te tij dhe te kete prijoritet ne trafikun e renduar te Tiranes.(Ervin Dervishi zevendesoj Çebinin ne detyre pasi edhe ky eshte ushtar I besuarI Shullazit dhe kamikaz I Sajmir Tahirit).
Ne kete informacion me mungojne nuk po ve orare, data dhe disa elemente ekstra sepse nuk doja te diktohesha,me respekt
Tirane 18.09.2015”