Operatori i mirënjohur i News 24 Ervin Daja ka sjellë disa pamje të rralla nga Devolli, në jug të Shqipërisë, ku parcela të mëdha kanabisi lulëzojnë nën dritën e diellit të paprekura ende nga forcat e rendit.
Sipas raportimeve të News 24, ka dyshime se kultivuesit janë njerëz të armatosur që kanë lidhje me policinë.
Vetëm pak kohë më parë qeveria doli në një mega-konferencë për shtyp, ku u mburr se ka korrur rreth 99.07 përqind të kanabisit në shkallë republike, pa e lanë atë në duart e trafikantëve.
Si duket pjesa e mbetur paska qenë e tëra në Devoll dhe aksush nuk dinte gjë.
Video dhe foto flasin vetë…