Një 36 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Anglia drejt vendit tonë mëngjesin e së mërkurës nga Interpol Tirana.
36-vjeçari Fatjon Kapri banues në Cërrik, rezulton i dënuar me 22 vite burg për vepren penale “vrasje me paramendim”.
Sipas Interpol Tirana, Kapri ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar në prill të vitit 2004.
Ai është dënuar nga gjykata e Elbasanit në dhjetor 2002, për një vrasje të kryer në vitin 2001 në Londër.
Nga hetimet rezultoi se Kapri e ka vrare shokun e tij si pasojë e një debati verbal. fillimisht autori me viktimën kanë shkëmbyer fjalë fyese dhe më pas janë përballur fizikisht. autori e ka qëlluar disa herë më thikë shokun e tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, që prej atij momenti ai i fshihej drejtësisë.