Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të denoncojë online të gjitha mesazhet që i vijnë.
Këtë herë Berisha shkruan se këto janë plantacionet e kanabisit të njerëzve të Saimir Tahirit, të mbrojtura nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.
“I nderuar zoti ishkryeminister po ju dergoj fotot satelitore ne Mavsheq, komuna Cudhi, ara kanabisi në “pronësi” të disa vlonjatëve, kushërinj të Sajmir Tahirit. Rezervuari i ujit pranë tyre është “investim privat i tyre” që dëshmon se kanë garanci se do mbjellin e korrin .Keto parcela ruhen me roje te armatosura dhe mbikqyren nga vet Artur Bushi gje qe e bene te rrezikshme per te mos thene te pamundur nje visite te tyre direkt,prandaj po ju dergoj fotot satelitore te nxjerre nga google, ne te cilin duket qart cdo gje”, i shkruan qytetari Berishës.