Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Berzhitës, në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë të ditur për ABCNews se automjeti me targë AA 521 JM ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Mateo Gjyzi, 23 vjeç, ndërsa janë plagosur shtetasit A. N dhe E. T, të cilët ndodhen në spital.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.