Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Sërish vetëvrasje, videot e tyre bëjnë xhiron e botës

Image may be NSFW.
Clik here to view.
krimb
Një tjetër vetëvrasje u shënua në Shqipëri, e treta në tre ditë radhaz.

Sërish bëhet fjalë për vetëflijim me hedhje nga lartësitë.

Këtë herë një 87­vjeçar i ka dhënë fund jetës duke i hedhur nga kati i shtatë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit paraditen e të enjtes.

Sipas informacioneve paraprake, Loni Pina dyshohet se ka pasur probleme mendore.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë vala e vetëvrasjeve ka ndezur një debat të zjarrtë në internet jo vetëm për gjendjen mendore të shqiptarëve, por edhe për pasqyrimin e detajuar nga media të këtyre ngjarjeve të rënda.

Kjo jo vetëm si shkelje e privatësisë për personat e vetëflijuar, por edhe për faktin se pasqyrimi i këtyre akteve shihet si një nxitje për personat e dëshpëruar.

Disa studime të mëparshme kanë sugjeruar se ka një lidhje mes shtimit të raportimeve për këto ngjarje me ngritjen e numrin e vetëvrasjeve.

Ndërkohë video e vetëvrasjes së një shtetasi gjerman në mes të Tiranës po qarkullon me shpejtësi në internet.

Ai u hodh nga një vinç në Tiranë.

Liveleak.com gabimisht thonë se ai ishte shtetas shqiptar.

Video është vendosur në ballinën e LiveLeak dhe është klikuar mijëra herë.

Gazeta nuk e publikon videon për arsye etike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles