Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Sekuestrohen në portin e Durrësit 9 kg drogë e dyshuar si heroinë

$
0
0

drogaNëntë kilogram drogë e dyshuar e llojit heroinë me destinacion Italinë është sekuestruar në portin e Durrësit. Policia informon se janë arrestuar në flagrancë dy persona.

Të arrestuarit janë Aleks Gjergji dhe Luan Veçani nga Lushnja.

Droga u gjet në kroskotin e makinës, e cila drejtohej nga Aleks Gjergji dhe ishte vendosur në 17 pako të mbështjella me qese celofoni.

Operacioni u kodua “Imbarkimi”.

39 vjeçari banues në Lushnjë do të udhëtonte për në Itali me një automjet tip Ford Focus me targa AA536LH.

“Drejtuesi i mjetit u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe në kroskotin e makinës iu gjetën 17 pako të mbështjella me qese celofoni e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 9 kg”, informon policia e Durrësit.

Pas veprimeve të mëtejshme  u arrestua edhe Luan Veçani 59 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte pronari i makinës.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi i mësipërm,është gjithashtu i implikuar. Ai ishte pronari i automjetit, i cili ndodhej edhe në makinë gjatë kontrollit”, thuhet në njoftim./Ora


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles