Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Frikë nga termetet? Ja çfarë thotë sizmiologu për termetin që ra sot në Shqipëri

$
0
0

edmond-dushi (1)Shqipëria është goditur sërish nga tërmete me magnitudë të konsiderueshme. Këtë herë epiqendra e tij ka qënë në zonën e Kaçinarit, në Mirditë.

“Rreth orës 05:55 është ndjerë një tërmet me magnitudë 2.6 në zonën e Kaçinarit, që është pasur më pas me një tërmet pak më i fortë, me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.

Janë të lidhur me njëri – tjetrin, pra një para goditje dhe një goditje kryesore. Aktualisht, goditjet nuk vazhdojnë, që do të thotë se aktiviteti aty ka mbaruar”,- tha Edmond Dushi sizmiolog për televizionin “Klan”.

Për sizmiologët, tërmetet e rëna janë normale, duke marrë parasysh faktin që Shqipëria njihet si zonë me aktivitet të lartë sizmik.

“Vendi ynë është pjesë e një kontakti pllakash tektonike dhe këto sforcime që grumbullohen në mënyrë graduale dhe të vazhdueshme do të çlirohen në trajtën e tërmeteve, në zonat ku ne i quajmë shkëputje tektonike ose zona më të dobësuara të kores së tokës”,- vijoi ai.

Sa i takon ndjeshmërisë së tërmetit të fundit, në faqen zyrtare të Instituit të Gjeoshkencave është raportuar së është ndjerë në Rrëshen, Shkodër, Tiranë e disa qytete përreth./Tv Klan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128