Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Nusja s’ishte e virgjër, burri nga Burreli heq unazën në emision

$
0
0

Historia e sotme tek emisioni me “Zemër të Hapur” në “News24” ka patur shumë interes, duke qenë se është folur për një temë të nxehtë siç është ajo e “virgjërisë”.

Një 36-vjeçar nga Burreli tha se kishte lidhur martesën me një vajzë me mblesëri, por u nda prej asaj pasi ajo nuk ishte e virgjër.

Allmeta tha se pasi kishte pasur disa eksperienca me vajza të ndryshme, kishte vendosur të martohej me një vajzë të virgjër.

Kunata e motrës i siguroi atij një takim me një vajzë nga Burreli.

“Shkuam në kafe. Ishte ditë me shi. Dolëm jashtë vetëm ne të dy dhe ia bëra të qarta kërkesat e mia. Ajo pranoi dhe më garantoi. Ishte bisedë e shkurtër”.

Por tetë ditë pas martesës, ai e çoi nusen tek daja e saj.

“Nuk më doli e ndershme,” i tha ai.

“Pse nuk na e solle pas natës së parë,” i tha Daja.

“Sepse nuk më la natën e parë,” tha Allmeta, duke pranuar se është i dashuruar me vajzën.

Por ai thotë se familja e saj e kërcënojnë me vrasje.

Pasi 36-vjeçari nga Burreli, Avni Allmeta tregoi historinë e tij me 34-vjeçaren, me të cilën është ndarë, ka ardhur edhe reagimi i shkurtër i ish-bashkëshortes së tij.

Ajo ka thënë “live” në emision se, ai është i sëmurë dhe se nuk dëshiron që të kthehet më me të.

“Ai nuk ishte për mua, ai ishte i sëmurë, ai nuk ka qenë ashtu siç thotë”, kanë qenë këto fjalët e 34-vjeçares, motra e të cilës më pas ka kërcënuar edhe stafin e emisionit, ndaj dhe gazetarja ka thënë më vonë se, do të bëjnë denoncim ndaj saj.

Ndërsa menjëherë në linjë është futur motra e saj, e cila ka thënë se nuk do e shqetësojnë më Avniun, por ai nuk duhet ta përndjekë më ish-bashkëshorten e tij.

“Ne nuk i kemi bërë asnjë kërcënim, dua vetëm që motrën time ta lejë rehat, motra ime nuk e do, pse e përmend atë, mos ta përmendë, askush nuk e ka kërcënuar, ai të shikojë jetën e tij”,- kanë qenë fjalët e para të motrës së 34-vjeçares.

Ndërsa më pas ka reaguar edhe vetë moderatorja e emisionit: “Ju keni kërcënuar gazetaren në komunikimin me ne, ju kërcënuar stafin pse e kemi pranuar ne? Ai është një 36-vjeçar që tregon historinë e tij”.

Ndërsa ka ardhur reagimi i motrës së ish-bashkëshortes së 36-vjeçarit:

“Në s’jemi kërcënuar asnjë, ne duam që ai të mos dalë më në televizion, le të shkojë nga të dojë, motra ime ka thënë që nuk e dua më. Kur ka ardhur Avniu dhe ka marrë motrën time, e ka marrë në orën 8 të pasdites dhe ka ardhur aty tek shtëpia, i thoshte më kërkoi falje që s’ke qenë e virgjër që të marrë për nuse, unë të jap gjithçka që më ke prurë, atë s’ta them unë se virgjërinë ta kam dhënë ty. Ti shiko punën tënde dhe unë timen”,- ka thënë motra e 34-vjeçares.

Pas këtyre fjalëve, ka reaguar ashpër 36-vjeçari, i cili e ka quajtur ‘fshatare’ ish-bashkëshorten tij dhe ka hequr unazën e martesës live në emision.

“Nuk i bie në telefon vajzës nga ky moment, mua s’ma ka hedhur asnjë deri më sot, jo të ma hedhë një fshatare”,- kanë qenë këto fjalët e tij pas debatit me motrën e 34-vjeçares, duke shtuar më tej se, kjo u fundit i ka thënë se, “motra e saj e ka Avniun si gomë rezervë”./BW/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128