Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

“Jam mirë, po fluturoj”! Ja pse u vetëvra gjermani

$
0
0

vetevrasjaNgjarje e rëndë në afërsi të zonës së “Nëntëkatësheve” në Tiranë. Një i ri është hedhur nga një vinç i një pallati në ndërtim dhe për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

Viktima është 25-vjeçari Dimo Dralle, me shtetësi gjermane dhe prej disa kohësh qëndronte në Shqipëri, ku mendohet se kishte ardhur për të takuar të dashurën e tij. Shkaqet e vetëflijimit të të riut mbeten ende të pazbardhura plotësisht, por nga hetimet e para dyshohet se vuante nga ana mendore dhe mund të jetë përdorues i lëndëve narkotike.

Mësohet se në momentet e fundit ka folur me të ëmën në telefon, ku i është shprehur: “Jam mirë, po fluturoj”. Pikërisht ky detaj çon në dyshimet se ishte i rënduar psikologjikisht. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, ku pasi qëndroi rreth 10 minuta në majë të vinçit të kompleksit që po ndërtohet përballë ish-selisë së Partisë Demokratike, ai është hedhur duke mbetur i vdekur në vend.

Sipas dëshmitarëve, i riu ka bërtitur disa herë, por nuk është kuptuar asgjë nga ajo që kërkonte, si nga lartësia e madhe ku ndodhej, ashtu edhe nga mosnjohja e gjuhës nga ana e dëshmitarëve.

Në vendin e ngjarjes pak minuta para se të kryente vetëvrasjen shkoi policia, e cila tentoi të negocionte dhe ta bindte që të zbriste, por hedhja ishte e menjëhershme, duke shkaktuar edhe panik të madh te qytetarët e shumtë që ndodheshin aty në ato momente.

Mësohet se i riu kishte ardhur në Shqipëri për të takuar të dashurën e tij, një vajzë polake.

Ajo i kishte thënë atij se ishte shqiptare dhe jetonte në Tiranë. Por pas takimit me të, ai mësohet se ka mësuar mashtrimin e saj.

Nëna e gjermanit ka mbërritur në vendin e ngjarjes pak pas tragjedisë së rëndë dhe e ka pasur shumë të vështirë.

Në polici ajo ka dhënë eklarimet e para.

Ajo është shprehur se djali i saj kishte ardhur në Shqipëri në kërkim të dashurisë.

Nëna e Dimos tha se i biri nuk kishte tentuar vetëvrasjen më parë, por kishte lënë të kuptohet se mund ta bënte këtë gjë, pasi fliste për vdekjen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128