Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Kuçovë: Tregtari lyen veten me benzinë dhe kërcënon me djegie

$
0
0

policiaNjë tregtar kërcënoi se do të digjte veten dhe furgonin me të cilin punonte.

Shtetasi Pirro Suli, 48-vjeç, babai i tre fëmijëve qëndroi përreth 10 minuta përpara bashkisë së Kuçovës paraditen e sotme, ndërsa kishte lyer veten me benzinë dhe kërcënonte se do të vetëdigjej.

Shkak për këtë ngjarje është bërë mos lejimi i aktivitetit të tij nga ana e bashkisë. Ai kishte një licencë për shitjen me pakicë të frutave dhe perimeve.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë negociuar me burrin për të hequr dorë nga akti ekstrem./ORA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128