Një parcelë me kanabis sativa është zbuluar në fshatin Qerek të Tiranës, shumë pranë pistës së aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Në një komunikatë të brendshme të policisë bëhet e ditur se parcela ku ishin mbjellë 950 bimë narkotike, u zbulua paraditen e datës 17 tetor.
Bimët kanabis sativa u asgjesuan nga policia, por autorët e kultivimit të kanabisit kaq pranë vëmendjes së të gjithëve nuk janë zbuluar ende. Bie në sy fakti se zbulimi i kësaj parcele me kanabis raportohet vetëm në komunikatën e brendshme të policisë.
Ndërsa në komunikatën e sotme për media të policisë së Tiranës, ku njoftohen ngjarjet e ditës së djeshme, nuk raportohet zbulimi dhe asgjesimi i këtyre rrënjëve kanabis pranë pistës së aeroportit të Rinasit./ABCnewz/