Biznesmeni libanezo-amerikan Faad Mitri është rikthyer në Tiranë, duke deklaruar se investimi i tij është mbyllur përfundimisht.
Mitri: Investimi është mbyllur dhe nuk rikthehemi më. Nuk e di çfarë ka bërë policia me autorët e dhunimit.
Rikthimi i tij në Tiranë është bërë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të së ëmës, mesha për të cilën po organizohet pranë kishës ortodoske.
Nëna e biznesmenit do të prehet në varrezat e Tufinës në kryeqytet.
Biznesmeni ndodhet në një karrocë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Rikthimi i tij në Tiranë është bërë për shkak se nëna e tij ka ndërruar jetë, ndërsa po merr pjesë në meshën e organizuar për të ndjerën. Nëna e biznesmenit do të prehet në varrezat e Tufinës në kryeqytet.
Biznesmeni që do të bënte një investim prej rreth 450 milionë dollarë në një kompleks turistik në Gjirin e Lalzit, investim të cilin e ka tërhetur.
Ai u dhunua në zonën e Rinasit më datë 9 shtator.
Prona në Gjirin e Lalzit është sekuestruar nga ana e Prokurorisë./ORA