Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

4 viktima: Video tronditëse nga aksidenti shokues në Sukth

$
0
0

Katër të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në autostradën Tiranë – Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, në njërin nga mjetet udhëtonin 3 vajza dhe në automjetin tjetër një djalë.

Mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin Dashnor Deliallis, 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases Greta Sherifi, 23 vjeçe, banuese në Sarandë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret femra në mjetin me targa AA 694 IL, Izabela Gega dhe Elona Xhuti.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lëvizjes në krah të kundërt të automjetit tip Benz AA 979 GV, me të cilin udhëtonte djali.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles