Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Aksident horror në Sukth: Vdesin 3 vajza dhe 1 djalë

$
0
0

aksidentNjë aksident i rëndë tronditi vendin këtë mëngjes, ku 4 të rinj humbën jetën ne nje aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:30 minuta të mëngjesit të sotëm (13 tetor).

Dy automjete të tipit “Mercedes Benz”, që lëviznin përballë njëri-tjetrit me shpejtësi, janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy drejtuesve të tyre, si dhe dy pasagjereve.

Automjeti me targa AA694IL, në pronësi të një 23-vjeçareje nga Saranda, studente në Tiranë (me inicialet G.SH.), ku ndodheshin 3 vajzat, po udhëtonte në drejtim të Durrësit, kur është përplasur me automjetin me targa AA 979GV, i drejtuar nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, që lëvizte përballë tyre në drejtim të Maminasit.

Drejtimi i mjetit në kahun e gabuar të lëvizjes nga Deliallisi dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin mjetet ka qenë fatale për katër personat që ndodheshin në to.

Mjetet janë shkatërruar plotësisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga automjetet përkatëse.

Nga hetimet e para dyshohet se mjeti ku udhëtonin vajzat drejtohej nga studentja nga Saranda, ndërsa nga dokumentat e gjetura në mjet dyshohet se mes viktimave është dhe një 33-vjeçare me inicialet I.B., banuese në Tiranë.

Burimet policore bëjnë të ditur se priten veprimet e mëtejshme dhe ardhja e familjarëve për të konfirmuar identitetet e tri vajzave që humbën jetën në këtë aksident të rëndë rrugor, ndërsa është rikthyer qarkullimi normal në autostradë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128