Ngjarja makabre e ndodhur ditën e djeshme ku një burrë mbyti gruan tronditi mbarë opinionin.
Shkëlqim Disha mbyti me rripin e pantallonave gruan e tij Resmie Disha.
Ngjarja ndodhi në fsharin Shëngjergj, 40 kilometra larg Tiranës.
37-vjeçari vrau gruan rreth orës 19:00 dhe u arrestua në banesën e tij, afër trupit të të ndjerës.
“E mbyta pasi më tradhëtonte”, ka rrëfyer Shkëlqim Disha.
37-vjeçari tha se kur mori vesh për tradhëtinë gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte ta vriste.