Policia e Durrësit ka bërë arrestimin në flagrancë të Bujar Veliut, 43 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.
Veliu ka ushtruar dhunë fizike në banesën e tij, duke goditur bashkëshorten A. V, 40 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e ushtrimit të dhunës fizike ndaj 40 – vjeçares.
Lidhur me këtë çështje materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhunë në familjë”./tvklan.al