Gjykata ka lënë ne burg ‘te fortët’ e Shkodrës, qe u përfshinë ne përplasjen me arme te dielën e kaluar.
Trupi gjykues ka dhënë te njëjtën mase sigurie, atë te arrestit me burg për gjashte te ndaluarit.
Seancat për njohjen e masës, u zhvilluan ne Gjykatën e Shkalles se Pare dhe ne spital, ku ndodhen disa nga autoret e ngjarjes, per shkak te plagëve te marra nga shkëmbimi i zjarrit.
Behar Bajri, Ilir Rustemi, Bledar Lekaj, Donald Shtjefni, Patrik Salaj dhe Kristian Shtjefni, do te përballen me akuzat vrasje me dashje dhe prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake.