Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Zjarr në një hotel dhe banesë në Lezhë

$
0
0

zjarrSeksioni për hetimin e ngjarjeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, ka konstatuar se ditën e djeshme në një hotel në Shëngjin ka rënë zjarr.

Zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në kullën e komandimit të ashensorit, ku janë djegur kulla e komandimit të ashensorit dhe kabllot që kalojnë nga kati i shtatë deri në të katërtin.

Nuk ka të dëmtuar në njerëz vetëm dëme materiale.

Një tjetër zjarr është konstatuar po dje edhe në banesën e F.P. 48 vjeç, në fshatin Gorre.

Zjarri ka djegur orenditë shtëpiake të një dhome gjumi.

Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike./tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128