Policia Kufitare ka kapur një person në kërkim për “Dhunë në familje” në Portin e Vlorës.
Në pranga u vu Mentor Ziso, 34 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa kapja dhe arrestimi i këtij u krye mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës, për arsye se pasi është kthyer nga Italia, gjatë procedurave të kontrollit për verifikimin e gjeneraliteteve të tij në sistemin TIMS, ka rezultuar person i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Vepër penale për të cilën është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.