Policia në Kukës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Autoritetet lokale njoftojnë se kanë asgjësuar përmes zjarrit rreth 140 bimë kanabis sativa dhe kanë arrestuar kultivuesin e tyre.
Sipas burimeve, në kuadër të të njëjtit aksion policor, i ekzekutuar pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, janë sekuestruar edhe një armë zjarri tip Kallashnikov dhe 570 fishekë./TCH