Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

A na duhej ky tunel 10 mln USD për të shpëtuar bunkerin?

$
0
0

Pas bunkerit të ministrisë së Brendshme, që spikat mbi tunelin e kësaj të fundit dhe që nuk duhet të ketë patur ndonjë kosto të jashtëzakonshme, qeveria shqiptare ka bërë një tjetër “sakrificë” edhe më të madhe për të shpëtuar bunkerin e radhës.

Vetëm se kësaj here, për hir të këtij bunkeri janë shpenzuar plot 10 milionë dollarë.

Fjala është për pjesën e fundit të aksit Lin-Pogradec, rreth 1 kilometër, ku për të ruajtur një bunker të kohës së Luftës së Dytë Botërore, rrugës i është bërë një devijim dhe për këtë është dashur që të gërryhet një pjesë e malit dhe aty të vendoset një tunel panoramik.

Një gjë e tillë ua ka rritur shumë kostot punimeve, po të kihet parasysh se me 10 mln dollarë qeveria mund të kishte nxitur punësimin dhe të shtuante varfërinë në të gjithë Pogradecin e rrethinat për të paktën 4 vitet e ardhshme. Por kreu i Aluizni-t Artan Lame mendon se ia ka vlejtur barra qeranë.

Në një koment në Fb me titull “MBIJETESA E NJE BUNKERI – 2”, Lame shkruan:

Më 4 qershor, shkruajta gjatë për historinë e shpëtimin të bunkerit të L2B në hyrje të Pogradecit. Sot punimet e devijimit të rrugës në atë zonë kanë avancuar dhe dëshiroj të publikoj disa imazhe të projektit që po zbatohet atje.

Do të jetë një prej pikave më të bukura dhe interesante të gjithë atij aksi rrugor (edhe kështu bajagi elegant), ku do ngërthehen bashkë si askund tjetër panorama, liqeni, historia, rruga, monumenti, shëtitorja, plazhi.

Tuneli panoramik që po ndërtohet aty, krijon mundësinë që makinat të mos humbasin peisazhin e liqenit dhe, nga ana tjetër, tuneli gjysëm i hapur, krijon mundësinë që Bunkeri përveçse të shpëtohet, edhe të integrohet me gjithë situatën e atjeshme, duke mos e fshehur nga pamja, siç do të ndodhte nëse do projektohej një tunel tërësisht i mbyllur.

Dua të falenderoj nga zemra mikun tim Afrim Qendro, nëndrejtor i përgj. i ARSH, i cili ka ndjekur personalisht jo vetëm projektimin por, ç’ka është më e rëndësishme, edhe realizimin e tij atje buze Liqerit.

Shënim: I vetmi i munguar i madh në gjithë këtë proces, ka qenë IMK (!!!)

Kujtesë: Një tjetër bunker edhe me më shumë vlerë, gjendet mu në qendër të Tiranës, brenda territorit të Kalasë. Eshtë i kohës së LIB, i vitit 1916, austriak dhe, e vetmja fortifikatë e LIB që ka mbetur ende në të gjithë Shqipërinë (!!!)

Pyetje: Afrim, si i bëhet që të kalojmë një rrugë edhe te Kalaja, që kështu të shpëtojmë edhe Bunkerin e Tiranës? 🙂

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles