Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka paraqitur projektin dhe nisjen e punimeve në njësinë nr.4 në kryeqytet, ku pritet që së shpejti të ndërtohet një kënd i ri lodrash për fëmijë.
“Nisim punimet për këndin e ri të lodrave në Allias, Njësia 4. Nuk kemi pse të zgjedhim të ndërtojmë kënd lodrash ose te Liqeni ose në lagje. Por, edhe te Liqeni edhe nëpër lagje. Besojmë që në Tiranë është e rëndësishme të punojmë si në infrastrukturë, ashtu edhe në kulturë”, – shkruan Veliaj në rrjetete sociale.
Më poshtë disa nga fotot e projektit në fjalë dhe nisja e punimeve.