Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vrasja mafioze dhe pyetja: Ç’të bëjë polici me 1200 euro rrogë?

$
0
0

vrasjaNdërsa faqet e gazetave në vend janë të mbushura me lajme të kronikës së zezë, shqiptarët janë protagonistë edhe në mediat e huaja.

Një nga krimet që ka tronditur më shumë opinionin publik gjatë kësaj kohe, ka qenë vrasja e një biznesmeni në Qipro.

Phanos Kalopsidiotis u qëllua për vdekje në një restorant në Ayia Napa më 23 qershor.

Vrasësit me pagesë ishin dy shqiptarë.

Cyprus Mail raporton se vrasja është planifikuar në Serbi.

CM shkruan se është tronditës fakti se Interpol Serbia ka njoftuar kolegët e tyre në Nikozia se po planifikohet një vrasje në Qipro.

Por oficeri i Interpolit në Qipro ka telefonuar anëtarët e bandës që dyshohej se do kryente krimin.

Telefonata nga Qiproja është monitoruar nga policia e Serbisë, që ka kontaktuar autoritetet në Qipro, për t’u treguar se ka një dekonspirim.

Vrasja ishte planifikuar në mars dhe banda e shtyu ekzekutimin për në qershor.

Nëna e biznesmenit thotë se ka vendosur të padisë shtetin, pasi ka dështuar të mbrojë të birin.

Vrasja ka ndezur një debat në vend në lidhje me korrupsionin e forcave të rendit.

Profesori Andreas Kapardis thotë se problemi janë pagat e ulëta.

“Si fillim, të duhet një rrogë e respektueshme. A do e bënit ju këtë punë për 1200 euro në muaj,” pyet ai.

E çfarë mund të thuhet për oficerët shqiptarë, që marrin shumë më pak dhe emrat e tyre përfliten kaq shpesh nga opozita për lidhje me krimin?


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128