Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Detajet e grabitjes në bankë: Kasaforta u hap për 6 minuta

$
0
0

banka-3-768x576Policia e Tiranës arrestoi Luigj Gjonajn dhe Florjan Skarrajn, pasi pas rënies së alarmit në bankë verifikuan ambientet e brendshme dhe lajmëruan se alarmi ishte fals dhe nuk kishte asgjë shqetësuese. Zbardhen detaje të reja ku autorët e hapën kasafortën brenda gjashtë minutave, mesnatën e 6 gushtit. Hetuesit sekuestruan mjetet që u përdorën për grabitjen, ujë dhe bishta cigaresh. 

Pa kaluar as 24 orë nga grabitja spektakolare e 21 milionë lekëve të reja nga filiali i BKT-së, Policia arreston drejtorin e filialit dhe shefin e sigurisë të po kësaj banke.

Policia e kryeqytetit prangosi dje drejtorin, Luigj Gjonaj si dhe shefin e sigurisë Florjan Skarra.

Ata dyshohet se kanë neglizhuar detyrën dhe për pasojë autorët e ngjarjes arritën që të grabisnin nga kasaforta e bankës shuma të mëdha të vlerave monetare.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se me veprimet dhe mos veprimet e tyre, pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave, duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasafortën e kësaj banke”-thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Autorët duke përdoruar budrumin pranë bankës, arritën që të hapnin dy të çara në muret anësore të filialit dhe më pas shkuan deri në dhomën ku gjendej kasaforta.

Hetuesit dyshojnë se që të dy të arrestuarit Gjonaj dhe Skarra neglizhuan momentin kur ra sinjali i parë i alarmit, pasditen e së premtes.

Duket se nga tronditjet që vinin nga muret anësore ka rënë sistemi i alarmi dhe sensorët e sigurisë kanë funksionuar në fillim.

Menjëherë në filialin e bankës janë futur për të kontrolluar drejtorin Gjonaj dhe shefin e sigurisë Skarra.

Gjithashtu u ndoq edhe praktika e zakonshme ku u lajmërua edhe Policia e Shtetit, por në bazë të protokollit të aksesit brenda bankës, nuk janë lejuar që efektivët e Policisë së Shtetit të futeshin brenda.

Pak minuta pasi kryen kontrollin Gjonaj dhe Skarra kanë dalë jashtë dhe informuan se nuk kishte asgjë të dyshimtë brenda ambienteve të bankës dhe se alarmi mund të kishte rënë pa arsye.

Pikërisht ky neglizhim ka çuar hetuesit në arsyetimin se si drejtuesi i filialit të bankës ashtu edhe shefi i sigurisë me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën.

Alarmi i parë ra pasditen e së premtes së kaluar, ndërsa në darkës e së shtunës sërish sensorët u aktivizua.

U ndoq e njëjta praktikë nga Gjonaj dhe Skarra, por u tha sërish edhe në rastin e dytë se asgjë nuk kishte ndodhur.

Në fakt alarmi i dytë dyshohet se ra pak minuta para sesa autorët ta gjenin vetën pranë kasafortës së bankës.

Nga këqyrja e një kamera sigurie, me akses të brendshëm, hetuesit kanë ndalur një nga grabitësit e maskuar më datën 6 gusht ku nga ora regjistronte 23:13.

Më pas nga ky moment deri në orën 23:19, pra vetëm në gjashtë minuta, është kryer edhe hapja e kasafortës dhe rrëmbimi i rreth 21 milionë lekëve që ndodheshin brenda saj.

Duke qenë se dhoma e kasafortës ka sistem sensorësh të instaluar, përveç kamerave, dhe nga goditjet për hapjen e tunelit në dy raste, zyrtarët e bankës janë njoftuar në telefon se diçka po ndodhte, por si drejtori i filialit ashtu edhe shefi i sigurisë e kanë neglizhuar këtë fakt.

Nga ana tjetër është ende në verifikim edhe pista tjetër që mund të kenë bashkëpunuar me autorët, por për momentin nuk ekzistojnë provat e mjaftueshme për të ngritur edhe akuza të tjera.

Grabitja është konstatuar mëngjesin e së hënës, pikërisht në momentin që punonjësit u futën brenda bankës.

Dëmtimet në murin e saj, ku kishte një çarje me përmasa 50 X 30 cm tregonin se diçka kishte ndodhur në këto ambiente dhe qëllimi mbetej grabitja e vlerave monetare.

Nga këqyrja paraprake e kasafortës fillimisht u mendua se ajo nuk ishte hapur, pasi autorët nuk kishin lënë dëmtime të dukshme.

Madje pasi kishin rrëmbyer të gjithë vlerat monetare që ndodheshin brenda saj, autorët u “kujdesën” edhe ta mbyllnin sërish.

Në momentin që erdhën drejtues të filialit dhe nën praninë e hetuesve dhe punonjësve të Policisë së Rendit u këqyr kasaforta u pa se brenda saj nuk kishte më asnjë vlerë monetare.

Bëhet fjalë për jo pak por 21 milionë lekë të reja të cilët u grabitën nga tre autorë të dyshuar.

Mendohet se hapja e kasafortës është kryer nga një turrelë çeliku metalike dhe bombul me ajër për të krijuar presion.

 

Vëzhgim i kamerave edhe para grabitjes, dy të rinj nën hetim

Mënyra si arritën të futeshin brenda bankës ka qenë e mirëstudiuar.

Fillimisht ata pikasën një bodrum në afërsi të bankës e cila më parë kishte funksionuar si lokal nate dhe kazino, por muajt e fundit ishte bosh.

Dyshohet se kanë punuar për të paktën dy netë që të hapnin murin nga bodrumi në dhomën ku mbahej kasaforta.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka sekuestruar kriko, tuba metalike, fishekë brave të thyer, bidonë uji dhe bishta cigaresh.

Që të gjithë këto prova janë marrë për tu ekzaminuar dhe ekspertët shpresojnë se autorët të kenë lënë mjaftueshëm elementë të cilët mund t’i çojë drejt identifikimit.

Aktualisht flitet për dy persona si autorë të mundshëm të grabitjes. Ata janë dy të rinj, por ende nuk ka prova të mjaftueshme që mund të çojë në ngritjen e akuzave dhe lëshimit të urdhër-arrestit.

Autorëve mund tu jetë dashur disa orë për hapjen e kasafortës, por kanë pasur kohën e mjaftueshme, pasi dita e shtunë dhe e dielë ka qenë pushim.

Ndërsa rojet e sigurisë bënin “detyrën”, duke vëzhguar ambientet e jashtme të dyshuarit jo vetëm kishin hyrë në brendësi të bankës, por pasi rrëmbyen gjithë vlerën monetare në kasafortë arritën që të largoheshin duke dalë pikërisht nga dy të çarat që i shpinte pranë bodrumit.

Tashmë po verifikohen edhe kamerat e sigurisë që kanë vëzhguar disa ditë para se të kryhej grabitja.

Autorët mendohet se kanë parë me kujdes këtë filial banke dhe gjatë ditës kanë lëvizur lirshëm, për të gjetur vendin nga ku do të ndërhyhej.

Edhe pse janë shumë qytetarë të cilët kanë kryer veprime bankare, apo kaluar rastësisht pranë këtij filiali, hetuesit shpresojnë që të bien në gjurmët e autorëve.

Të paktën njëri prej tyre ka qenë me fizik të dobët, pasi hapësira nga ku është futur nga bodrumi i ish-kazinosë brenda bankës është i ngushtë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles