Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Sheshi Skënderbej: Godinë mbi 30 kate në krah të Hotel Tiranës?

$
0
0

Njoftimi i djeshëm i Edi Ramës se në Shehsin Skënderbej do të ketë një parking gjigand nëntokësor, duket se i ka zënë në befasi aktivistët e shoqërisë civile dhe kundërshtarët politikë.

Por sot qarkullojnë lajme të reja se parkingu në fjalë është pjesë e planit për ndërtimin e një qendre tregtare mbi 30 kate, ngjitur me 15-katëshin e famshëm.

Portali Exit.al shkruan se “Mbas imponimit në mënyrë të paligjshme të ndërtimit të një kulle 25 kate, si pjesë e stadiumit të ri të futbollit, nën udhëzimin e Kryeministrit po përgatiten projektet për ndërtimin e disa kullave të tjera të larta në pika kyçe të zonës qëndrore të Tiranës. Për këtë qëllim, janë angazhuar 2 studio arkitekture që po zbërthejnë idetë e Kryeministrit për këto kulla, të cilat do të ndërtohen nga disa prej tregtarëve dhe ndërtuesve më të mëdhenj në vend”.

Sipas uebsajtit të mësipërm pak ditë më parë u bënë publike tre projekt-variante për një kullë mbi 30 katëshe të palnifikuar për në terrenin ku sot gjendet këndi i lojrave 7 Xhuxhat, në rrugën e Elbasanit.

Sot Exit publikoi një projekt të një kulle po mbi 30 katëshe e cila është planifikuar të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës—në imazhin më poshtë, Hotel Tirana (15 kate) është ndërtesa e vogël në krah të djathtë, ndërsa kulla e re është me ngjyrë të verdhë.

Zbulimi i këtij plani hedh më shumë dritë mbi qëllimet e vërteta të Kryeministrit për rindërtimin e Sheshit Skënderbej, i cili duket se do të projektohet në shërbim të ndërtimeve të larta tregtare përqark tij.

Ndërkohë, qytetari Elton Spahiu shkruan për Nisma Thurje në Fb.

Teksa po kaloja sot prane germadhave te Stadiumit Qemal Stafa, me beri pershtypje qe rrethimi i tij ishte shtyre edhe me tej dhe tashme kishte perfshire dhe parkingun publik EcoParking te inauguruar nga Z. Eri Veliaj as 1 vit me pare me buje te madhe.

Parkingu ishte shkaterruar komplet. Nje investim teresisht publik qe prishet pa dhene asnje llogari.”

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128