Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Foto/ Një shesh-pallati i ri te ATSH-ja në Tiranë

$
0
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai pasqyron thuajse çdo aktivitet të bashkisë, që nga ndërhyrjet më të mëdha në infrastrukturë dhe lulishte, e deri te rregullimi i poçave dhe lyerja e vijave të bardha në kryeqytet.

Kësaj here ai paraqet ndërhyrjen në një shesh-pallati pranë gjimnazit Ismail Qemali në kryeqytet.

“Thuajse gati blloku i ri te ATSH-ja. Me kohën e mirë i rikthehemi punëve në çdo lagje. Çdo ditë bëjmë diçka konkrete për qytetin! Nuk ndalemi në pastrimin e territorit dhe u japim prioritet këmbësorëve. Faleminderit kolegëve të DPN2 për punën e bërë. ‪#‎TiranaNePune”, – ka qenë postimi i Veliajt.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128