Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video: Policia 4.776 gjoba dhe arrestime shoferëve të dehur

$
0
0

policiaGjatë ditëve të fundjavës shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore në jetën dhe shëndetin e shtetasve.

Gjatë fundjavës në data 05-06-07.08.2016 janë vendosur gjithsej 4.776 masa administrative:

Janë arrestuar 12 drejtues mjetesh të pa pajisur me Leje Drejtimi .

Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 87 Leje Drejtimi , nga këto: 11 për alkool, 52 për shpejtësi dhe 24 të ndryshme.

Janë vendosur 839 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 139 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 646 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara, si dhe 121 masa për përdorim celulari.

Si dhe janë dërguar në OASH, 84 drejtues mjetesh.

Gjithashtu janë këshilluar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128