Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga vijimi i punimeve për lyerjen e fasadeve të pallateve në Rrugën e Durrësit në kryeqytet.
“Colours of Tirana! Vazhdojmë me fasadat te Rr. Durrësit. Sapo nisëm punën për lyerjen e fasadave te një bllok i ri pallatesh. Na ndihmoni t’i mbajmë pastër së bashku! Faleminderit qytetarëve për bashkëpunimin dhe kolegëve të DPN3 për punën që po bëjnë. Sigurohemi që qytetarët ta gjejnë Tiranën më të pastër dhe më të bukur pasi të kthehen nga pushimet”, – shkruan Veliaj.
Lyerja e fasadave të pallateve në Tiranë, pas komunizmit, është një traditë e nisur nga Edi Rama në kohën kur ky i fundit ishte kryebashkiak dhe duket se po vijohet edhe nga Veliaj, i cili duket se po ndjek hapat e kryeministrit aktual.