Arben Frroku ka dalë sot para Gjykatës së Amsterdamit në Holandë, duke refuzuar që të ekstradohet në Shqipëri, i cili kërkohet nga autoritetet e vendit tonë.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.
Frroku u shpall i pafajshëm nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda dhe më pas u arratis nga Shqipëria, para se Apelit të ndryshonte vendimin.
Ai u kap në Holandë për përdorim të dokumenteve false dhe u njoftuan autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin me burg përjetë.
Vendimi për ekstradimin ose jo të tij do të jepet pas dy javësh, raporton “ABC News”.