Nuk kanë kaluar shumë orë dhe është vënë në pranga në pranga Alban Hyka, i njohur si “papatja”, që mëngjesin e sotëm qëlloi me thikë dhe vrau një 58-vjeçar në Kombinat.
Burime nga policia thanë se, Hyka është vënë në pranga në Ndroq. Mësohet se i riu nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa ka pranuar krimin.
Mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka patur një konflikt të hershëm. 55-vjeçari Koprencka u qëllua me thikë gjatë përleshjes me të dy personat dhe ndërroi jetë në spital.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:20 minuta u qëllua me thikë dhe u vra 55-vjeçari në Tiranë Luan Koprencka. Ngjarja ndodhi në zonën e Kombinatit.