Dy shqiptarë janë në pranga ndërsa një për një të tretë është lëshuar urdhër arresti në lidhje me vrasjen e tre javëve më parë të Bledar Terpollarit, i cili u gjet pa kokë në një fshat të Igumenicës.
Mes dy të arrestuarve është edhe një bari i cili ka qenë dëshmitar në momentin e vrasjes së shqiptarit, ku autorët i kanë prerë kokën. Shqiptari ju gjet vetëm trupi, ndërsa koka ende nuk është gjetur dhe thuhet se ka qenë një kërkesë e urdhëruesit të vrasjes që si provë për ekzekutimin e tij t’i çonin kokën. Një skemë kjo që ndiqet në grupet mafioze, veçanërisht ato të trafikut të drogës. Mediat kanë raportuar më herët se shqiptari dyshohet të jetë pasi ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe nuk ka dorëzuar një pjesë të parave tek shefat e tij.
Veç dëshmitarit Emiljano Nana nga Tepelena, një tjetër shqiptar po mbahet i arrestuar në policinë e Igumenicës, të dy 28-vjeçarë.
Vrasja e Bledar Terpollarit ishte porositur nga Shqipëria nga një person që drejton trafikun e drogës në Greqinë Veriore. Ai kishte kërkuar që koka e Terpollarit të shkonte në Shqipëri. Vrasja ka ndodhur pasi viktima kishte mbajtur një pjesë të parave nga shitja e drogës. /Gazeta Express/