Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video: Publikohen pamjet, ja si grabiste me armë banda e Durrësit

$
0
0

policia-c1200x600Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që bënë të mundur arrestimin e katër grabitësve ditën e djeshme në Durrës. Në video shihet qartë se si të arrestuarit grabisnin me armë biznese të ndryshme.Të arrestuarit janë:

Juxhin Kapllani, 28 vjeç, banues në Durrës;

Jurgen Kulmi, 21 vjeç, banues në Shijak;

Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak;

Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës.

GRABITJET

Më datë 25.10.2015, në lagjen Nr.12, me kaska motori dhe të armatosur, kanë vjedhur me dhunë një kazino ”Apex”,(tentuar edhe nje herë më parë për t’u vjedhur).

Më datë 21.11.2015, në lagjen Nr.4 i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të karburant ”Kastrati”, rreth 12 000 lekë të reja.

Më datë 21.01.2016, në lagjen Nr.17/1, një një ”Lloto sport“, i kanë marrë me dhunë nja sasi parash shtetasit E.K.

Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr.16 i kanë marrë me dhunë shtetasit B.B. roje në karburantin ”Euro Petrol” , xhiron ditore dhe një aparat celular.

Më datë 12.04.2016, në Shenavlash i kanë vjedhur shtetasit J.B. automjetin tip Renault Clio me targa DR 1793 E, të parkuar pranë banesës.

Më datë 04.05.2016, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e transferimit të parave ”Western Union”.


From


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles