Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Zbulohet këndi i shumëpërfolur te Liqeni, dikush i vë Veliajt notën 10

$
0
0

parku1Kryetari i Bashkisë së Tiranës e kishte paralajmëruar se këndi i lojrave të Liqeni, që u shoqërua me shumë kundërshtime dhe protesta, do të ishte gati më 1 qershor, me rastin e festës së fëmijëve.

Dhe duket se kështu do të ndodhë.

Fotot që po qarkullojnë në rrjet tregojnë pamjen përfundimtrare të këndit, disa ditë përpara inaugurimit.

Në të shihet një kosh basketbolli, disa lidra për fëmijë, pemë dhe lule.

Shoqëria civile nuk ka dhënë pëlqimin e saj, duke thënë se betoni në kënd ëhstë mbuluar me tapet sitetik bari.

Por jo të gjithë e mendojnë kështu.

Punonjësi i administratës shtetërore Bledi Mane  i vë “Lali Erit notën 10”.

“Vendi i cili para pak kohesh u kthye ne fushebeteje, vendi ku protestoi shoqeria dembele civile, vendi ku protestoi edhe Bujar presidenti, vendi ku protestuan edhe Xheku dhe Foksi dy qentë e zgjebosur te Tiranes se re, vendi ku protestoi edhe deputeti demokrat pa floke ne koke por me pisqolle te by°a Gentjan Strazimiri, vendi ku protestoi edhe partia demokratike por pa doktorin e Lulit e pa Lulin e doktorit… pra vendi ku u be me shume zhurme se ne parlament eshte gati te prese femije dhe prinder. Lule, peme, lodra, gjelberim, kenge zogjsh, klorofil, ajer i paster do u presin nga data 1 qershor e ne vazhdim. Shkoni argetohuni dhe perjetoni Tiranen e munguar” – shkruan Mane, një mbështetës i njohur i Veliajt.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128