Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq autorët e vrasjes së dyfishtë, ndodhur në Tetor të 2015, në zonën e njohur si lulishte “1 Maji” në Tiranë.
Sipas akuzës, të pandehurit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo janë autorët e vrasjes me armë të Aurora Oskian dhe Kevin Rugovës, si dhe kanë plagosur objektivin e këtij atentati Elvis Gaçajn.
Edhe ky i fundit do të gjykohet bashkë me dy atentatorët e tij, por ndaj tij rëndon akuza e “prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas hetimit të kryer, objektiv i atentatit të 1 Tetorit 2015, nga dy të pandehurit, ka qenë Elvis Gaçaj.
Shkak i kësaj ngjarje të rëndë ishte ofendimi dhe dhunimi që Elvis Gaçaj, i bënte dy autorëve të ngjarjes, Saela Sulaj dhe Vasiel Çavo.
Për këtë arsye, dy të rinjtë i bënë një atentat, në momentin kur Gaçaj ndodhej në shoqërinë e viktimave, Aurora Oskian dhe Kevin Rugova.
Si pasojë e plumbave të qëlluar nga një kallshnikov dhe një pistoteletë mbetën të vdekur Aurora Oskian dhe Kevin Rugova.
Më pas autorët u larguan duke hedhur armën në lumin e Lanës, për t’u arrestuar 2 ditë pas ngjarjes.
Tv Klan