Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Aksident në rrugën Korçë-Kapshticë: Humb jetën një 14-vjeçar

$
0
0

aksidentNjë 14-vjeçar humbi jeten në një aksident, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugen nacionale Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Belortà.

Mjeti tip Benz, që drejtohej nga 40-vjeçari Kristaq Prifti, doli nga rruga, duke u perplasur me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit u dërgua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës, kurse i biri 14-vjecar, që udhëtonte me të, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kokës.

Policia lokale bëri të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Në dy javët e fundit, në rrugët nacionale të Korçës kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve 3 persona dhe 3 janë plagosur rëndë./ABCNews


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128