Forcat policore sekuestruan këtë të premte rreth 21 kilogram lëndë narkotike.
Në Elbasan, tre persona u arrestuan, pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjet 6 kg kanabis sativa.
Të prangosurit janë: Pëllumb Velija, Jemin Kaçuli dhe Albian Çakalli.
Edhe në Tropojë, policia ka sekuestruar 15 kilogram hashash, të fshehur në një pusetë uji në aksin rrugor Qafë Morinë – Viçidol.
Droga ishte e ndarë në tre thasë, por deri tani policia nuk ka bërë të mundur identifikimin e personave qe dispononin këtë sasi lënde narkotike.