Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Akuzat për ‘vrasjen’ e Meksit, ‘arratisjet’ dhe azili

$
0
0

Andrea DimushiU deshën javë të tëra që protagonistët e shumtë të një udhëtimi me avion të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi të rrëzojnë poshtë pretendimet se kishte një plan për eliminimin e tij fizik në vitin 1992.

Gjithçka erdhi pas një akuze të bërë nga ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia.

Por sërish në skenë dalin akuzat për vrasjen e mundshme të Meksit.

Këtë herë është Andrea Dimushi, një ish-zyrtar i SHIK në kohën kur kjo strukturë drejtohej nga Bashkim Gazidede.

Sërish e përditshmja Dita dhe prapë akuzat janë tronditëse.

Por pyetja që lind është kjo: Përse tani?

Dimushi ka pasur kohën dhe mundësinë t’i bënte këto akuza prej vitesh.

Vetë Dimushi është larguar vitin e shkuar për në Austri, në kërkim të një jete më të mirë, njësoj si dhjetëra-mijëra shqiptarë.

Për mediat, ai tha se e kanë kërcënuar falangat e vjetra.

Por nuk tregoi se përse nuk ka bërë denoncim ndaj atyre që e kanë përndjekur e kërcënuar.

Të shumtë janë ata shqiptarë që duan të marrin azil në vendet e BE me metoda nga më të ndryshmet.

“Telegraph” i Anglisë denoncoi para pak ditësh çështjen e gjakmarrjes si një kartë false për të përfituar.

A është ky rasti i Dimushit?

Askush nuk e di me siguri, por vetë ish-zyrtari i SHIK dhe të tjerë nuk japin asnjë arsye se përse Berisha do kërkonte një eliminim fizik të Meksit, kur e kishte shumë lehtë të realizonte një eliminim politik.

 

Ish-zyrtari i SHIK: Meksin do e vrisnim me snajperë rusë

Pak ditë pasi ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, spekuloi se ka pasur një plan për të vrarë ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, duke inskenuar një aksident ajror, ja ku vjen një tjetër akuzë e rëndë.

Ish-shefi i SHIK në Pogradec dhe në Korçë, Andrea Dimushi, thotë se ka pasur një plan për ekzekutimin e Meksit në vitin 1994.

“Dua të veçoj se Meksi është burrë shumë i zgjuar, por jo trim përballë një përbindëshi si Sali Berisha,” thotë ai për gazetën Dita.

Ai thotë se nuk e di arsyen se përse duhej eliminuar Meksi.

“Di të them se Bashkim Gazidede e urrente verbërisht Meksin dhe nuk e fshihte”.

Dimushi shton se zyra e kryeministrit Meksi përgjohej rregullisht dhe nonstop.

Më pas ai rrëfen një takim në zyrën e Gazidedes, ku dikush solli një pako të rëndë.

“Me pak përpjekje e hapëm pakon. Ishin dy pushkë snaiper. Njëra tip normal nga ato të përdorura me shumë sukses gjatë Luftës së Dytë Botërore, tjetra një Simonov, një perlë e ushtrisë ruse”.

Më pas, Gazidede i kërkon që njerëzit e Dimushit në SHIK, Kazazët, të eliminojnë Meksin.

“Ma thoni shqip se çfarë duhet të bëjnë, pyeta. Ta heqin qafe se nuk i dihet askujt ‘mustaqja’, ishte përgjigjia”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128