
Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut ka ngritur dhe tre pyetje të cilave duhet t’i jepet përgjigjie nga pala shqiptare.
Së pari Strasbugru pyet: A i kanë ezauruar aplikantët rrugët e brendshme, siç kerkohet nga Neni 35/ 1 i Konventës?
Së dyti, a ka patur shkelje të të drejtave të aplikantëve, të neneve 2 dhe 13 të Konventës, në veçanti, a zhvilluan autoritetet një hetim efektiv për vdekjen e të afërmit të aplikantëve siç kërkohet nga Neni 2 i Konventës? A iu dha mundësia aplikantëve të përfshiheshin në hetim?
Së treti, a ka patur shkelje të të drejtave të aplikantëve për aksesin në gjykatë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë të datës 6 qershor 2012, kur u refuzua të shqyrtohej padia civile e tyre brenda procesit penal për shkak se ata nuk mund të paguanin tarifën e plotë gjyqësore?
Ka qenë vajza e Ziver Veizit, Ana Veizi ajo që u ankua se atyre nuk iu dha mundësia të merrnin pjesë në hetimin dhe gjykimin penal si edhe për faktin se gjykata shqiptare nuk dëgjoi pretendimet e tyre civile për shkak se ata nuk mund të paguanin tarifën e lartë gjyqësore.
Por procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për ngjarjet e 21 Janarit, ka mbetur pezull prej tetorit 2013 Gjykatën e Lartë, vendimi përfundimtar i së cilës është kusht kryesor për nisjen e procesit gjyqësor ne Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
/ Top Channel