Policia e Tiranës ka njoftuar se në bazë të planit të masave të hartuara nga Drejtoria e Policisë Vendore për “Identifikimin, Bllokimin, Sekuestrimin e automjeteve të Vjedhura, e të Trafikuara në vendin tonë”, ka sekuestruar dje 20 automjete të modeleve të ndryshme.
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë shoqëruar së bashku me drejtuesit e mjeteve disa automjete për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, për rregullsinë e tyre. Ndërkohë që 17 automjete janë lënë të lira menjëherë pas verifikimit në sistemin ASF2, pasi kanë rezultuar negative në këtë sistem. 3 automjete të markave “Audi, Q7”, “BMW, Seria 5” dhe një “Land Rover, Range Rover Sport”, aktualisht ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme.