Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video/ Vlorë, polici hedh për vdekje tifozin në shkallët e stadiumit

$
0
0

stadiumi-i-vlores-4-1Gjatë ndeshjes së gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Kuksit ka humbur jetën një tifoz. Sipas policies, tifozi ka përplasur kokën në shkallët e statiumit dhe si pasojë ka humbur jetën, por tifozët e pranishëm në stadium pretendojnë se ai, është shtyrë me forcë nga policët e pranishëm në stadium.

42-vjeçari Mikel Selmanaj është transportuar menjëherë në spital, por ka mbërritur atje i vdekur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në stadiumin e Vlorës.

Pamjet nga video tregojnë gjakun në fund të shkallëve, kaosin dhe lëvizjet pas ngjarjes.

Ajo që bie në sy në këtë video është edhe mungesa e ambulancës në stadium, 42-vjeçari është transportuar në spital me makinën e policisë.

“E kam parë me sytë e mi, nëse s’besoni hapni kamerat e pallatit se ka shumë kamera që të kontrolloj vendin ku personi ndrojë jetë. E ka hedhur një polic. E ka kapur na krau i majt dhe e ka hedhur që nga shkallët”,- ka thënë një nga tifozët dëshmimtar okular.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles