Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video në 3D/ Itinerari i helikopterit të rrëzuar në Shkodër

$
0
0

fffffff (1)Për helikopterin Euro Copter 145, me numër bordi 637 ishte programuar këtë të mërkurë një fluturim stërvitor, sipas një planifikimi të miratuar më parë.

Mjeti fluturues, i cili është blerë nga Forcat e Armatosura Shqiptare në Nëntor të vitit 2015 për operacione kërkim-shpëtimi mund të mbante në bord deri në 9 persona, përfshi edhe dy pilotë.

Për fluturimin e së mërkurës në bordin e tij u imbarkuan  3 ushtarakë, kapiteni Floran Delia, togeri Donald Hoxha dhe ushtari profesionist Gerald Baramuça. Dy të parët në seksionin drejtues të helikopterit, ndërsa Baramuça pas tyre.

Helikopteri u nis nga Farka në orën 12:10 të mesditës, duke ndjekur trajektoren e programuar drejt rajonit të Grizhës, në Malësinë e Madhe.

Duke kryer manovrat stërvitore rreth orës 13.45, ekuipazhi pati edhe komunikimin e fundit me kullën e kontrollit të Rinasit.

Pas këtij momenti helikopteri EuroCopter 145 ka humbur kontrollin  duke u zhdukur nga radarët. Mjeti ushtarak u rrëzua më pas në pjesën mes fshatit Omaraj dhe Kcar i Poshtëm.

Mbetjet e tij i konstatuan në liqenin e Shkodrës ku dhe u krye operacioni i nxjerrjes së trupave dhe kërkimit të kutisë së zezë./Tv Klan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128