
Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në afërsi të “Punishtes së Pastrave”, ka patur një konflikt midis tre personave.
Dy vëllezërit me iniciale F. P, 30 vjeç dhe E. P, 27 vjeç, banues në Tiranë janë konfliktuar me 24 vjeçarin-Azumir Tuçi, banues në Tiranë, ku ky i fundit ishte dhe i armatosur.
Sipas Policisë, ka qenë një një efektiv i qarkullimit rrugor me shërbim në atë zonë, i cili ka ndërhyrë menjëherë për shmangien e konfliktit, duke kërkuar dhe ndihmë nga forcat e Posaçme “Shqiponja”.
Blutë shoqëruan në polici dy vëllezërit dhe 24 vjeçarin Tuçi të përfshirë në konflikt, ku këtij të fundit iu sekuestrua dhe pistoleta tip “Zaztava”.
Sipas Policisë së Tiranës, nga hetimet paraprake mendohet se shkak i konfliktit është një shumë monetare, ndërkohë nga ana e policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.