KUJDES! PAMJE SHQETESUESE!
52-vjeçari i identifikuar si Arian Sulaj ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Shkozë, pranë gjimnazit Abdulla Keta.
Bëhet me dije se ai ka dashur të shpëtojë dhinë e tij, pasi një tel 220 volt i shtyllës së energjisë elektrike kishte rënë në ujë, por fatkeqësisht ai ka rënë viktimë e energjisë elektrike bashkë me dhinë.
Videoja e mëposhtme e dërguar nga raportuesit tanë tregon pamja të rënda. Në mes të përroit qëndron trupi i viktimës dhe i dhisë./JOQ