Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Letra prekëse: Vetëvritet në Tiranë suedezi 40-vjeçar

$
0
0

Jim BacklundPolicia bëri të ditur se u gjet i pajetë 40-vjeçari Jim Backlund dhe dyshimet e para janë se ka vrarë veten duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tiranë. Prej tetë vitesh Backlund qëndronte në Shqipëri dhe punonte si menaxher i një prej kazinove më të mëdha në kryeqytet. Hetimet e policisë për rastin, letra prekëse për gratë, e postuar më 8 mars dhe detajet e ngjarjes.

Vetëvritet një 40-vjeçar suedez, menaxher i një prej kazinove më të mëdha në Tiranë.

Policia e Tiranës njoftoi dje se u gjet i shtrirë në rrugë pa shenja jete Jim Backlund, nënshtetas suedez, por me banim në Shqipëri që nga viti 2008.

Burimet hetimore bëjnë me dije se dyshohet të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë, në pallatin ku banonte së bashku me familjen e tij në rrugën “Haxhi Kika” në Tiranë.

Strukturat e rendit u njoftuan nga një banor i zonës, i cili informoi se kishte parë trupin e një burri në mes të rrugës dhe ishte i gjakosur.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, forcat e policisë nisën fillimisht punën për identifikimin e tij dhe pas disa minutash konfirmuan se bëhej fjalë për shtetasin suedez Backlund, që prej tetë vitesh jetonte në Tiranë. Version i parë është ai i vetëvrasjes në kushtet e depresionit.

“Në një hedhje të lirë trupi duhet të ishte gjetur disa metra më larg, ndaj po hetohet edhe vendi nga ku mund të ketë kryer vetëvrasjen, në ballkon ose në një nga dritaret e apartamentit” -shprehen burime të policisë.

Megjithatë ende nuk ka një version përfundimtar, pasi priten të tjera ekzaminime që do të kryhen nga grupi hetimor i çështjes.

Shtetasi suedez jetonte në Tiranë me bashkëshorten dhe një fëmijë. Mbrëmjen e djeshme ata nuk ishin të pranishëm në shtëpi, pasi ishin larguar për vizitë te njerëzit e afërt.

Ai njihej si një person mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku nga profili në facebook konstatohen shumë postime, kryesisht këngë dhe në pjesën më të madhe i komenton.

Komenti i fundit që ka bërë ishte: “Silence like a cancer grows” (Heshtja rritet si një kancer…).

Personat e afërt që kishin kontakte me të mund të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, por edhe të personalitetit të tij.

Për ta ishte një njeri i ndjeshëm dhe shumë paqësor që nuk kishte probleme me askënd dhe një familjar i rregullt.

“… Mendoj për gratë kudo nëpër botë, gra që vuajnë nga marrëdhënie të sëmura apo probleme familjare. Gra që vuajnë nga gjëra, të cilat një njeri i zakonshëm as që mundet t’i përfytyrojë. Mendoj për këto gra, jetët e tyre, çdo ditë, jo vetëm në Ditën e Grave…” -shkruan Backlund, në një postim më datë 8 mars.

Në letrën prekëse ai ka përmendur edhe bashkëshorten, duke e cilësuar si një nga më të rëndësishmet në jetën e tij.

“Mendoj për gruan time të shtrenjtë. Një grua aq e bukur, sa s’do të mundem kurrë ta perceptoj. Një talent, dhe një forcë jashtë kësaj bote. Mendoj për ty, dhe adhuroj tokën ku ti shkel. Për kaq shumë vite, të kam quajtur të mirëqenë e përsëri, ti m’i hape dyert ku unë dikur shihja vetëm mure” -shkruan 40-vjeçari, ndër të tjera.

Policia paraprakisht ka të dhëna se ai nuk kishte shfaqur shenja të dukshme depresioni, që mund të çonin deri në vetëflijim.

Pritet që të përcaktohet edhe ora e përafërt e hedhjes nga distanca, pasi për ekspertët nuk ka dyshim se edhe nga lartësia e katit të tretë të pallatit mund të gjesh vdekjen.

Sipas tyre, viktima ka rënë thuajse përmbys në rrugë dhe ka pësuar dëmtime të shumta në të gjithë trupin.

Trupi i 40-vjeçarit suedez, një prej menaxherëve kryesorë të një kazinoje në Tiranë, tashmë është dërguar në morg ku pritet t’i nënshtrohet disa ekspertizave, më pas ai do u jepet të afërmve, që të kryhet edhe ceremonia mortore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Shume Urime per TY !


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Mbreteresha e Nates epizodi 1 - (Gecenin Kralicesi) - 22.04.2016


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh


Harta e Kosoves