Vazhdojnë sherret mes azilantëve në qendrat e azilit në Gjermani.
Këtë herë dhuna është shënuar në Rochlitz.
Sipas mediave, në sherr janë përfshirë shqiptarë dhe kosovarë.
Mësohet se shtatë shqiptarë, nga mosha 19 deri në 21 vjeç, kanë dhunuar dy kosovarë.
Njëri prej tyre, një 40-vjeçar, përfundoi në spital nga plagët e rënda.
Pesë shqiptarë janë arrestuar.
Prokuroria po i heton për plagosje.