Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

31-vjeçari rrëfen pse grabiti bankën: Kisha borxhe në bixhoz, më kërcënonin

$
0
0

grabitjaGjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për një nga dy grabitësit e një banke të nivelit të dytë, ditën e mërkurë.

Alban Duka ka pranuar se në bashkëpunim ka marrë 35 mijë euro nga një bankë në Durrës.

Ai ka shpjeguar se është detyruar nga borxhet e shumta që kishte për shkak të lënies së parave në bixhoz, dhe kërcënimit me jetë që i vinin nga pronarët e këtyre lojërave.

Alban Duka u neutralizua nga një roje private në momentin që tentoi të largohej me shumën e parave të grabitur nga banka.

Ndërkohë bashkëpunëtori i Dukës, 41-vjeçari me iniciale G.K u arrestua në Tiranë nga policia e kryeqytetit./Ora


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128