Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Zbulohet identiteti i shqiptarit pjesë e “Ndragheta”-s

$
0
0

ismail-ferizi-783x445Quhet Ismail Ferizi. Është shqiptari i arrestuar nga policia italiane bashkë me 27 personat e tjerë, të gjithë anëtarë të organizatës mafioze “Ndrageta”. Ferizi (në rreth) ishte pjesë e seksionit të organizatës kriminale që merrej kryesisht me grabitje.

Nga përgjimet e bisedave mes anëtarëve të bandës, përmenden edhe disa shqiptarë të tjerë të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

“Ky grup kishte arritur të ngrinte plantacione marijuane në Shqipëri dhe prej andej e sillnin drogën drejt Italisë”,- deklaroi kreu lokal i Antimafias, Marcello Tatangelo.

Detajet e këtij fakti u zbuluan falë një hetimi 5-vjeçar të Prokurorisë së Antimafias Italiane.

Hetimet filluan si rezultat i dy incidenteve të ndodhura në Sesto San Giovanni më 18 dhe 21 Dhjetor 2012, pas një shkëmbimi zjarri mes bandave rivale të drogës.

Sipas autoriteteve italiane trafikimi i drogës nga ky grup kishte dimension ndërkombëtar dhe se, vetëm gjatë 2012 janë konfiskuar mbi 200 kilogramë drogë, duke përfshirë kokainë dhe marijuanë.

Luçiano Noçera, pjesëtar i grupit dhe tashmë i penduari dhe bashkëpunëtor i drejtësisë, u deklaroi autoriteteve italiane se disa vite më parë i kishte dërguar një politikani shqiptar një makinë të tipit “BMW”./Tv Klan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128