Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

E viziton deputeti i PS, por Kokthi mbetet në burg

$
0
0

Arrest me burg i caktoi masën e sigurisë Gjykata e Tiranës, Drejtorit të Tatimeve Androkli Kokthi, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës”.

Para nisjes së seancës gjyqësore, i dyshuari pati një vizitor të veçantë, deputetin e Partisë Socialiste në Fier, Ervin Koçi.

Por as prezenca e tij për disa minuta, argumentet e avokatit mbrojtës dhe pretendimet e të dyshuarit, nuk e bindën gjyqtaren e masave Arjana Caco për ta liruar nga qelia Drejtorin e Tatimeve.

Secana u zhvillua me dyer të mbyllura, ku mësohet se i dyshuari ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, duke kërkuar të lirohet për shkak edhe të problemeve shëndetësore. Ndërsa avokati mbrojtës mësohet se ka replikuar disa herë me prokuroren e çështjes, Elsa Miha, duke pretenduar se arrestimi nuk ka të bëj me shkeljen e ligjit, por me ndonjë prapavijë tjetër.

Edhe në dalje të gjykatës, avokati hodhi dyshime për shkakun e arrestimit duke e cilësuar vendimin jo të drejtë.

Vendimi i arrestimit, sipas avokatit do të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Sipas prokurorisë, Androkli Kokthi ka shpërdoruar detyrën, duke shfuqizuar një vendim konfiskimi të marrë nga inspektorët e hetimit tatimor.

Akuza thotë se Kokthi nuk duhet të firmoste shfuqizimin, ndërsa kujtonte se në protokoll nuk është gjetur kopja fizike e kërkuesit për të liruar mallin.

Në dosje thuhet se pjesët e këmbimit janë konfiskuar në mars të 2015-ës dhe në prill të atij viti i janë kthyer ato pronarit të kompanisë private, edhe pse ky mall i ishte gjetur pa faturë tatimore.

Nisja e hetimeve ndaj Kokthit mësohet se është bërë nga njësia e krimit ekonomik pranë Policisë së Shtetit.

Në dalje të gjykatës, Kokthi u prit me duartrokitje nga shumë të afërm që ishin mbledhur pranë Gjykatës së Tiranës./ABCNews

kokli1 kokli2 kokli3 kokli4


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles