Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Konflikti, gruaja durrësake: Po më vret komshiu nga Skrapari!

$
0
0

Screenshot_2016-02-18-16-20-30Çifti Besnik Hyska e Hasime Kapaj prej më shumë se 6 muajsh janë endur dyerve të gjykatës së Durrësit, pas plagosjes që pësoi 48-vjeҫarja nga komshiu i tyre. Ata janë banorë të lagjes nr. 18 në rrugën “Jeta e Re”.

Çifti banon në katin e dytë të një apartamenti, ndërsa prej 2 vjetësh janë përfshirë në konflikt e sherr me komshiun sipër tyre, të katit të tretë.

Madje sherri degjeneroi në dhunë fizike ndaj 48-vjeҫares, e cila u sulmua në shesh-pushimin e pallatit.

Në datë 5 shtator të 2015, 48-vjeҫarja u qëllua me shkop gome nga komshiu i tyre i katit të tretë, pasi kishin debatuar për qesen e plehrave, që kishte përfunduar në derën e katit të dytë.

“Më qëlloi e më la pa ndjenja. Ndenja në spital dy javë. Kur u përmenda më mori në pyetje policia dhe përfunduam në gjykatë. Mua desh më vrau fare komshiu.

Në fillim ne patëm problem se ujërat e zeza të banjës së komshiut, që është sipër nesh, në katin e tretë, dilnin në banjën tonë. Ata nuk merrnin masa, duke dëmtuar shtëpinë tonë.

Më pas na hidhin plehrat na gjenin të gjitha mundësitë si të na shqetësonin më shumë.

Sot jam edhe më shumë e shqetësuar, sepse gjykata dha një vendim qesharak. E ka dënuar me 600 mijë lekë të vjetra, për palgosjen që më bëri.

Na e ka lënë sherrin të hapur në derë, konflikt i madh” – thotë Hasime Kapaj.

“Do ta apeloj në Gjykatën e Apelit vendimin, sepse ne jemi në rrezik të madh, do vritemi, do na vrasin”,- thotë gruaja.

Bashkëshorti i saj, 55-vjeҫari Besnik Hyska tregon se, konfliktet me komshiun janë të vazhdueshme prej më shumë se dy vjetësh.

“Është një situatë e tmerrshme. Na hedhin plehrat nga kati i tretë në të dytin. Na ndezin muzikën në mes të natës, bëjnë zhurmë të paparë lartë në shtëpi që të na shqetësojnë. Veshin taka e vijnë vërdallë brenda shtëpisë, të bëjnë zhurmë.

Është një situatë që nuk dimë ҫ’farë të bëjmë, se as policia e as gjykata nuk i japin zgjidhje. Kemi përfunduar disa herë në polci, por është e kotë. Ai është skrapali! Thotë jam nga Skrapari, jam me LSI-në e nuk më bën dot gjë, ansnjë njeri”!/durreslajm.com/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128